E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka: Do të ketë largime nga PS e Durrësit

Drejtuesi Politik i PD në Durrës, Edi Paloka paralajmëron largime nga radhët e PS në Durrës. Largimin e Ardit Kërtushës dhe Serian Mazrekut, sipas tij, do ta pasojnë emra të tjerë.

“Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prapë, të cilët janë dhe në punët të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën. Deri këtu ka arritur puna, kur ikin ata dhe e kanë kuptuar që me Ramën nuk vazhdohet, pjesa tjetër që kanë 8 vjet që provojnë në kurriz “pushtetërimin” e tij, nuk duhet të kenë dilema.”

Deklaratën Paloka e bëri gjatë një takimi me banorët e zonës Arapaj, nga ku apeloi që më 25 prill të votohet për ndryshimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë