Subscribe

Tashmë nuk ka asnjë dilemë; opozita nuk do të shkojë në parlament pa u miratuar vetingu i politikanëve. Nënkryetari i PD Edi Paloka ka theksuar se opozita do të qëndrojë jashtë kuvendit deri sa kryeministri Edi Rama të pranojë se ka ardhur koha që tu jepet fund lidhjeve të politikës me krimin

 

 “Pa u pastruar parlamenti, nuk kemi punë ne në atë parlament. Dhe do ta pastrojmë me çdo mënyrë.”

 

Por përtej bojkotit dhe denoncimeve të aferave të qeverisë, për Palokën opozita ka dhe një detyrë tjetër po aq të rëndësishme.

 

“Duhet ti bëjë thirrje popullit të dalë në rrugë dhe të rrëzojë këtë  qeveri. Populli e rrëzon.”

 

Ngjarja e fundit në Fushë-Krujë vetëm sa e ka forcuar bindjen e opozitës se kryeministri mbron bandat dhe kriminelët. Sipas Palokës është skandal fakti që gjatë ditëve të fundit shteti nuk mbron vajzën 24 vjeçare, por  sulmon nënkomisarin dhe opozitën

 

“Këtu ka ndodhur drama, është përdhunuar një vajzë jetime dhe shteti në vend që të mbrojë vajzën, është çuar të mbrojë përdhunuesit. Pse? Sepse babai i përdhunuesit është deputet i rilindjes.”

 

Sipas Palokës ka vetëm një mënyrë se si duhet të lexohet kjo ngjarje nga të gjithë shqiptarët.

 

“Ne jemi prindër. Çfarë ndodh sikur këtij përdhunuesit ti bjerë rruga nga shkolla e vajzës sime apo të këtyre shërbëtorëve dhe meqë e ka babin e pushtetshëm dhe vetë është i fortë, e merr vajzën e fut në makinë? Kështu duhet të mendojë çdo shqiptar për këtë rast. Ta llogarisë sikur i ndodh në shtëpinë e tij, vetëm kështu mund të reagojmë.”

 

Paloka ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama i cili me heshtjen e tij sipas Palokës po mbron dhunuesit e vajzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *