Bashkinë e Kamzës dhe atë të Kavajës, koalicioni Bashkë Fitojmë i ka të sigurta që do t’i fitojë.

 

Kështu është shprehur kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, ai tha se kandidatët që ka nxjerrë Alibeaj janë të Ramës, dhe se përçarja e opozitës nuk e dëmton votën e koalicionit.

 

“Unë do flas për pjesën që kam mbuluar unë. Marr kamzën apo kavajën ku isha mbrëmë. Janë të dyja bashki që nuk ka njeri që fitojnë nga koalicioni ynë.

 

Nëse në fillim të fushatës, ndarja me dy kandidatë, mund të ndikonte realisht në marrjen e disa votave të PD, sot për fat të mirë, nuk ka demokrat apo votues të opozitës që nuk e ka kuptuar dallimin. 

 

Pjesa tjetër është diskredituar si bashkëpunëtorë të Ramës. Kandidatët e Alibeajt janë të Ramës dhe na e kanë bërë më të lehtë me aktet e tyre dhe i kanë treguar qytetarit që po”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *