Lajmet se Presidenti Meta ka pasur një telefonate të rëndësishme mbi konfliktin për Gjykatën Kushtetuese, me diplomatin e lartë amerikan Mattheë Palmer, janë konfirmuar edhe nga zëdhënësi i kreut të shtetit.

Tedi Blushi tha gjithashtu se telefonata ishte bërë më kërkesë të Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA.

 

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

 

 

Ndërsa sa i takon zërave se telefonata me Palmer ishte me tone të larta, zëdhënësi I Presidencës, e kundërshtoi, madje tha se Meta ishte gati ta zbardhte  të gjithë biseden telefonike nëse do të kishte dakortësi edhe nga pala tjetër.

 

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *