Subscribe

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer, deklaroi nga Beogradi ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç se Kosova duhet të heqë taksën e vënë ndaj produkteve serbe. Sipas tij ajo është pengesë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

 

Është shumë me rendësi që dialogu të vazhdojë, sepse hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Shohim se taksat janë pengesë për këtë, prandaj ne duam që ato të hiqen në mënyrë që t’iu mundësohet të dy palëve që të kthehen në dialog.

 

Nga ana tjetër, Presidenti Aleksandër Vuçiç, nënvizoi  se shteti i tij është i gatshëm për të marrë pjesën në Samitin e Parisit, por ai ka pohuar se nuk është e sigurt se ky samit do të mbahet.

 

Ne jemi të gatshëm, të etur për të biseduar për dialog dhe kompromis, por ka gjëra që përjashtojnë çdo mundësi për një marrëdhënie normale. Nuk besoj se dikush dëshiron që të dëgjojë që nuk do ta anulojnë taksën, por më e rëndësishmja është që me partnerët francezë dhe gjermanë ta ruajmë paqen dhe stabilitetin. Jemi në gjendje për të bërë diçka, në qoftë se jo tani në Paris, pastaj në të ardhmen e afërt, për të marrë vazhdimin thelbësore të dialogut.

 

Por për samitin e Parisit, zyrtari i lartë amerikan u shpreh se Uashingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët evropianë për zgjidhjen e problemit. Sipas tij  ky samit do të jetë konstruktiv dhe do t’i çojë Prishtinën dhe Beogradin drejt marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *