E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Palmer sot viziton Kosovën

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, këtë të premte do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.

 

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Palmer pritet që të zhvilloje një fjalim para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

 

Reklamë

Sipas Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Palmer pritet që sot në mesditë të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në ora 13.30.

 

Ndërkohë para vizitës së kësaj të premteje në Kosovë, Palmer ka zhvilluar një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë