I dërguari special i Shteteve te Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer deklaron se integrimi I Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian  është prioritet edhe i Uashingtonit.

 

Sipas tij ndikimi rus në Ballkan vijon të jetë i shtrirë në të gjithë rajonin ndaj edhe shtimi i vemendjes amerikane ne rajon eshte i domosdoshem, raporton Vizion Plus.

 

 

MATTHEW PALMER

 

I DËRGUARI SPECIAL I SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

 

Ne e shohim Ballkanin Perëndimor si një anëtar i një familje të vendeve perëndimore, të integruar në institucionet euro-atlantike, si vende që bashkëpunojnë në bazë të rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar që duan një rajon të bazuar në çrregullime dhe mosbesim.  Nuk mendoj se rusët kanë mbaruar me përpjekjet për të shkaktuar probleme në Ballkanin Perëndimor. Ne e e shohim Rusinë në të gjithë rajonin.

 

Ne një interviste pët televizionin shtetëror malazez, Palmer shprehet i bindur per arritjen e nje marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit qe do te sjelle edhe njohjen e Kosoves.

 

 

MATTHEW PALMER

 

I DËRGUARI SPECIAL I SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

 

 

Do të ishte ideale nëse marrëveshja mund të bëhej bazuar në njohjen e ndërsjellë. Sapo të kthehen të dy palët në tryezën e bisedimeve, ne do të ishim partnerë në kërkim të marrëveshjes që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët. Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e Qeverisë së Kosovës që i kushtohet dialogut, që do të thotë pezullim tarifash dhe kthim në tryezën e bisedimeve.

 

Palmer zhvilloi të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Ballkan pas marrjes së detyrës së re dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për zgjidhjen e të gjitha cështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *