Pas insistimit të vazhdueshëm të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi, duket se një gjë e tillë është realizuar. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Methju Palmer, pritet të jetë në krye të “misionit të paqes” mes Prishtinës e Beogradit.

 

Përveç përfaqësueses së jashtme të BE-së Federika Mogherini, pritet qe edhe sekretari amerikan të ketë një rol kyç në bisedimet e ardhshme mes dy palëve, që do të mbahen më 8 janar në Bruksel. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se një gjë e tillë pritej të ndodhte për shkak të angazhimit prej më shumë se 2 dekadash të Palmer në Ballkan. Nga ana tjetër, ato citojnë presidentin Aleksandër Vuçiç se “një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë nuk është ende në horizont”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *