Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer diten e dyte te vizitës se tij ne Shqipëri, ka zgjedhur ta nis me nje bashkëbisedim me gazetaret. Ai ishte shume i drejtpërdrejt ne qëndrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës lidhur me bojkotin dhe djegien e mandateve. Por ai eshte kujdesur te saktësoi se nuk ka ardhur ne Tirane me nje platforme per zgjidhjen e krizës.

 

Palmer a ka cilesuar legjitime qeverinë dhe ka vlerësuar përpjekjet e saj per reformat e ndërmarra.

 

Ndersa i pyetur se cfare duhet te beje qeveria qe opozita te hyje ne zgjedhje, Palmer ishte i prere.

 

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer nuk ka preferuar te komentoi gjate ceshtjet e lobimit te Partisë Demokratike, duke ripërsëritur se kjo procedure eshte e ligjshme ne SHBA, persa kohe eshte ne përputhje me te gjitha ligjet dhe respektohen te gjitha rregullat.

 

Zëvendës Ndihmës sekretari i shtetit eshte pyetur edhe mbi rrezikun e ndikimit rus ne Ballkanin Perëndimor.

 

Marrëveshja Kosove-Serbi ishte nje tjeter pike e prekur gjate bisedës me gazetaret, ku Palmer ka ripërsëritur qendrimin e amerikan per nje marrëveshje qe sjell njohje reciproke, ku mund te përfshihet edhe korrigjimi i kufijve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *