E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Video · Politikë

Palmer dhe Lajçak “zbarkojnë” në Kosovë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë –Serbi Mirosllav Lajçak si dhe përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Matthew Palmer do të qëndrojnë në një vizitë dy ditore në Prishtinë.

 

Palmer dhe Lajcak do të takohen me zyrtarët e Kosovës për të diskutuar mbi rifillimin e dialogut  dhe takimin mes kryeministrit, Albin Kurtit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 

Reklamë

Palmer e nisi vizitën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përmes një postimi në “Twitter” tha se zyrtari amerikan do të fokusohet gjithashtu edhe tek diskutimet mbi sfidat  dhe çështjet me të cilat po përballet Kosova.

 

Vizita e Lajçakut dhe Palmerit sipas burimeve diplomatike në Bruksel, do të bëhet edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç pritet të takohen për të rinisur dialogun me 22 qershor në Bruksel.

 

Më shumë video

Reklamë