E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Video · Kronikë

Pallati në Kashar dëmtohet rëndë, banorët apel për ndihmë/ VIDEO

Lëkundja e fundit me magnitudë 4.9 ballë e regjistruar në orën 11:53 minuta ka agravuar situatën në disa pallate me probleme edhe në kryeqytet.

 

Banorë të ndryshëm kanë telefonuar në Vizion Plus duke kërkuar prezencën e autoriteteve pranë këtyre godinave duke i konsideruar ato të rrezikshme.

 

Reklamë

Shtetasja Eriona Koçi banuese në afërsi të pallateve Frataj, në zonën e Kasharit tha për Vizion Plus se pallati ku ajo jeton ka çarje të mëdha dhe futja brenda është tepër e rrezikshme.

 

Ajo madje u shpreh e indinjuar në emër të banorëve me faktin se një përfaqësues i instancave shtetërore që ndodhet në vendin e ngjarjes heziton ta konsiderojë situatën problematike.

 

I njëjti shqetësim ka ardhur edhe nga zona e Kinostudios për një tjetër pallat të evakuar për shkak të krisjeve në strukturat e veta.

 

 

Më shumë video

Reklamë