Pallatet poshtë digës se liqenit nuk do te ndërtohen, pasi leja është ende ne gjyq. Ky është reagimi i Bashkisë se Tiranës, një ditë pasi Gjykata Administrative rrezoi vendimin e kryebashkiakut Veliaj qe bllokonte punimet ne kompleksin e pallateve. Sipas bashkisë, vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative është abuziv, i padrejtë dhe i shëmtuar. Ajo shpreh keqardhje për vendimin e marrë më 1 korrik dhe të shpallur me dy javë vonesë. Gjithashtu në reagimin e saj, Bashkia thekson se, ka denoncuar konfliktin e hapur të interesit që kishin gjyqtarë të caktuar për të gjykuar çështjen në fjalë. Drejtuesit vendore te nënvizojmë me tej se janë ndërmarrë një sërë hapash ligjorë, të cilat argumentojnë katërçipërisht ekzistencën e një konflikti të pastër interesi, por edhe nevojën për të pasur një trup gjykues të paanshëm, i cili duhet të japë drejtësi, përndryshe rrezikon të shkatërrojë parkun e liqenit artificial të Tiranës. Ky vendim i marrë dje, sipas Bashkisë, nuk lejon fillimin e punimeve ne objekt.