Subscribe

Ndërtuesit dhe projektuesit janë në një mendje kur thonë se siguria e pallateve është në maksimale.

 

Për inxhinierin njëherazi dhe nënkryetari shoqatës ë ndërtuesve Arben Devishi nga tërmeti i së shtunës dalin dy mësime.

 

Së pari çdo objekt ka respektuar kushtet teknike, por nga ana tjetër ka ardhur koha që në këtë sektor të përfshihen standarde të reja europiane, në çdo ndërtim të ri.

 

 

Ky termet ishte një provë kryesisht për pallatet e   vjetra ose ato të ndërtuar vite më parë. Ndërsa për një kategori tjetër objektesh kryesisht ato të lartat ky nuk ishte tekst, pasi ato janë projektuar me kushte shumë herë më të forta, ndërsa projektimi është bërë për tërmete edhe më të forta se ky i së shtunës. Megjithatë unë mendoj se vend për panik nuk ka, por as për të qenë euforikë. Ka ardhur koha që qeveria të ulet dhe të rishikojë kuadrin ligjorë duke përshtatur kushteve të reja teknike, që njihen si eurokodet, janë rregulla që i përshtaten çdo problematike të re me të cilat përballet sektori”. –thotë Arben Devishi.

 

Ndonëse asnjë nga pallatet e prekura nuk paraqiti problem strukturore, inxhinieri Dervishi thotë se grupet e punës që merren me verifikimin e ne terren duhet të jenë të kujdesshëm në konkluzionet që do të nxjerrin kryesisht për pallatet e ndërtuara para viteve 90 apo ato banesa në fshatra.

 

Sa i përket ndërtesave të vjetra, nuk duhet mjaftuar vetëm me një suvatim të ri apo mbushjen e çarjeve që mund të ketë shkaktuar tërmeti. Duhet një evidencë e saktë, lidhur me gjendjen në të cilën ato ndodhen si dhe qëndrueshmërinë në terma më afatgjatë.

 

Shoqata e ndërtuesve shprehet se puna e kompanive që ato përfaqësojnë është një siguri për qytetarët.

 

Janë pikërisht këto ndërtime cilësore që kanë parandaluar dëmtimet serioze që mund të sillnin lëkundjet e tërmetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *