Subscribe

Cdo banesë, private apo në pallat në Durrës do të kontrollohet nga ekpertë shqiptarë dhe ata të huaj.

Prej një jave 170 inxhiniere janë në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Këtë të enjte inspektoret ishin në lagjen numër 9 në qytetin bregdetar.

Lutfi Dervishi, inspektor i rajonit nr 2 në bashkinë e Durrësit tregoi fazat në të cilat kalon verifikimi i dëmeve si dhe beri edhe një apel për qytetarët.

Edhe pse shumë grupe janë shpërndarë në terren, qytetarët kanë përsëri ankesa për vonesat në parqitjen e grupeve në fazën e parë të inspektimit.

Paralelisht me ekzaminimin e dëmeve, në zonën e plazhit dhe lagje të tjera të qytetit vazhdon heqja e inerteve nga ndërtesat që kanë rënë nga tërmeti apo që janë vlerësuar për tu shembur nga ekspertët.

Pas inspektimeve te deri tanishme në qytetin e Durrësit janë shembur 1050 shtëpi ndërkohë që 3821 janë të dëmtuara rëndë.

Ndërkohë, 461 pallate rezultojnë me probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *