E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Palët të ndara për reformën

3 ore debate ne Komisionin e Posaçëm Parlamentar te Reformës ne Drejtësi, nuk prodhuan asnjë vendim konkret. Palët reflektuan qëndrime te kundërta edhe ne këtë mbledhje duke e bere te largët kompromisin. Demokratet kembengulen ne respektimin e opinionit te Venecias. Sipas deputetit Eduard Halimi janë 11 pika me të cilat opozita nuk pajtohet dhe kërkon patjetër dialog politik. Por për mazhorancën shqetësimet e Partisë Demokratike janë çështje teknike që u takojnë ekspertëve. Pandeli Majko kërkoi qe procesi te mos politizohet. Demokratët akuzuan shumicën se po bllokon reformën ne drejtesi. Në përfundim të mbledhjes, Halimi apeloi për gjetjen e konsensusit, duke shprehur vullnetin e opozitës per t’u ulur sa me pare ne tryezën e dialogut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë