Subscribe

Opozita këmbëngul qe Parlamenti te dërgojë ne Gjykate Kushtetuese mandatet e deputeteve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli si e vetmja rruge për kthimin e normalitetit ne skenën politike. Pas nje takimi me te rinjtë e ndaluar nga policia për shkak te protestës tek Parku i Liqenit, kryetari i PD Lulzim Basha ka lëshuar akuza te forta ndaj mazhorances edhe pse është shprehur i hapur per dialog. Por Basha ka kërkuar nje mekanizëm qe te garantoje zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. E ashpër ka qene edhe gjuha e përdorur nga ish-kryetari i demokrateve Sali Berisha, sipas te cilit ne Parlament vendosin interesat e krimit. Keto qëndrime te opozitës u reflektuan edhe ne seance plenare te cilën opozita tentoi serish ta bllokoje. Por pjese e debatit parlamentar u be edhe rasti i demokratit Gent Strazimiri, i cili vete mungoi ne seance plenare. Pavarësisht se opozita qëndroi ne këmbe përgjatë gjithe seancës, mazhoranca votoi pa asnjë problem ligjet e parashikuara ne rendin e ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *