E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Palët përplasen për “detin”

 

Kur ende nuk ka një produkt final, por vetëm negociata mes palëve mbi përcaktimin e kufirit detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, mazhoranca e opozita përplasen në qëndrimet politike.

 

Për shumicën nuk ka asnjë marrëveshje dhe pozicioni i Shqipërisë është bërë publik nga ministri i jashtëm Bushati.

Reklamë

 

Por opozita pretendon për mungesë jo vetëm transparence përgjatë negociatave Bushati – Kotzias, por kapitullim të palës shqiptare në raport me pretendimet greke.

 

Në reagimin e saj, një ditë më parë, Ministria e Jashtme mohoi të jetë arritur një marrëveshje përfundimtare për kufirin detar. Ministria sqaroi se gjatë negociatave pala shqiptare ka mbajtur një qëndrim se lidhja e marrëveshjes për delimitimin e hapësirave detare, do bazohet në parimet e Konventës për të drejtën e detit, praktikën ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm.

Më shumë video

Reklamë