Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Palët në Sudan pajtohen për një armëpushim treditor

25 Prill 08:49

Në mesnatë, në Sudan ka hyrë në fuqi një armëpushim 72 orësh. Kjo është hera e tretë që palët arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve që kur shpërtheu dhuna më herët gjatë këtij muaji, por marrëveshjet e mëhershme të armëpushimit janë shkelur.

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se është arritur një marrëveshje midis ushtrisë dhe grupit paramilitar të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, pas 48 orësh negociata.

 

Të paktën 400 persona janë vrarë që kur nisën luftimet më 15 prill.

 

Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë njoftuar ndarazi për marrëveshjen e armëpushimit.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se dhuna në Sudan rrezikon të shkaktojë një “zjarr shkatërrues” që do të mund të përfshinte të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Që kur ka nisur dhuna, banorët e kryeqytetit sudanez, Kartum, janë udhëzuar që të qëndrojnë në shtëpi, teksa ushqimet dhe furnizimet e tjera janë pakësuar.

 

Bombardimet kanë goditur infrastrukturën kyçe, sikurse tubacionet e ujit, që nënkupton se disa persona janë detyruar që të përdorin ujin e lumit Nil për pije.

 

Pas njoftimit për armëpushim është rritur shpresa se civilët do të mund të largohen nga kryeqyteti.

 

Qeveritë e huaja po ashtu shpresojnë se armëpushimi do të mundësojë vazhdimin e evakuimeve të shtetasve të tyre nga Sudani. Shtetet e huaja nxituan që të evakuonin diplomatët dhe civilët në kohën kur luftimet në kryeqytet u intensifikuan.

 

Më herët gjatë 24 prillit, Blinken tha se disa autokolona po tentonin të largonin njerëz, por u përballën me grupe që po “grabisnin dhe plaçkitnin”.

 

SHBA-ja, shtoi ai, po shikon mundësitë e një rikthimi të mundshëm të prezencën diplomatike në Sudan. Por, kryediplomati amerikan theksoi se kushtet ishin “shumë sfiduese”.

Sudani po përballet me ndërprerje të mëdha të internetit, thanë grupet monitoruese. Në Kartum, që nga mbrëmja e së dielës nuk ka qasje në internet.

 

Vlerësohet dhe dhjetëra mijëra persona, përfshirë edhe sudanezë dhe qytetarë nga shtetet fqinje, janë larguar nga shteti për shkak të trazirave.

 

Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytet, Kartum, midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit – shtetit të tretë më të madh në Afrikë.

 

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

 

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

 

Mosmarrëveshja kryesore në planin për trazicion ka të bëjë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re.

 

Gjenerali Dagalo e ka akuzuar Qeverinë e gjeneralit Burhan se përbëhet nga “islamikë radikalë” dhe se grupi i tij paraushtarak po “lufton për popullin e Sudanit dhe që të sigurojë përparim demokratik, të cilin qytetarët e duan për një kohë të gjatë”.

 

Burhan ka thënë se mbështet idenë e rikthimit të sundimit civil, por ka shtuar se ai do t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie që do të zgjidhet./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Armëpushim Dakordesi Sudan

Nga e njëjta kategori

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

më shumë...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe mijëra të evakuuar

më shumë...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një kreu shteti të Evropës që pas rënies së Asadit

më shumë...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.