E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Palestina me ambasadore të re në Shqipëri, Meta e mirëpret

Presidenti Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Hana A.S. Shawa.

 

Kreu I shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës dhe nënvizoi nevojën që këto marrëdhënie të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

 

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

 

“Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve.” – nënvizoi Presidenti Meta.

Vazhdo të lexosh