Subscribe

Një defekt teknik në sistemin kompjuterik në pikën kufitare të Kapshticës ka bërë që dhjetëra qytetarë të bllokohen në pritje për të kaluar në shtetin grek. Te paktën ky është versioni qe kane dhëne autoritetet e vendit fqinj.

 

Që nga ora 20.00 e se hënës shtetasit shqiptar nuk kanë mundur të kalojnë në anën tjetër te kufirit.

 

Por ndërsa doganieret pretendojnë se kjo anomali vjen si pasojë e defekti në sistemin kompjuterik, qytetaret thonë se janë lejuar të kalojnë vetëm personat me pasaportë e dokumenta greke.

 

Ndërkohë prej orës 7:00 e mëngjesit, sipas policisë kufitare lëvizja ka qenë e lirë për të gjithë.

 

I njëjti problem është shfaqur edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku për shkak të defektit te pretenduar u krijuan radhë të gjata qytetarësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *