E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Sociale

“Pakti për Universitetin”/ Nis në Korçë shpërndarja e kartës së studentit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka marrë pjesë në shpërndarjen e kartës së studentit në Korçë.

 

I pranishëm gjatë këtij aktiviteti ishte dhe administratori i Postës Shqiptare Laert Duraj si dhe stafi drejtues i Universitetit të Korçës.

 

Reklamë

MASR, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, po realizon shpërndarjen e kartës për studentët e universiteteve publike jashtë Tiranës, duke ofruar shërbime publike e private me çmime të reduktuara.

 

Janë një numër i lartë shërbimesh dhe produktesh që mund të përfitohen, ndërkohë që kësaj karte do t’i shtohen shërbime dhe produkte të reja në vazhdimësi.

 

Çdo shërbim apo produkt që studentëve u ofrohet me ulje çmimi apo falas, ndihmon në lehtësimin e barrës financiare për ta dhe familjet e tyre.

 

Ky proces do të vijojë edhe me rrethet e tjera ku ka studentë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë