E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 12 minuta më parë
Sociale

Pakti per Universitetin/ Manastirliu: Nis praktika klinike verore për studentët

Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministria e Shëndetësinë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar për studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore kryerjen e praktikës klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Baze.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se 12 studentët e parë po kryejnë praktikën klinike në laborator.

 

Reklamë

“12 të parët po përfundojnë praktikën. Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. 116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë këtij laboratori” – thotë Manastirliu.

 

Për secilin prej studentëve kjo eksperiencë do të njihet si eksperiencë pune.

 

Në kuadër të Paktit për Universitetin ofrimi i praktikave klinike për studentët e shkencave teknike mjekësore ishte një nga angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

Sipas Paktit për Universitetin, Ministria në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë do të mundësojnë kushtet e nevojshme që edhe në spitale të ketë hapësirat e nevojshme për studentët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë