Gjatë konferencës së mbajtur me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar presidentin Ilir Meta për paktin detar me Greqinë. Ai lexoi një mesazh të ardhur në celular nga një gazetar, që i kërkonte të mbronte atdheun nga armiqtë.

 

“Atdheun nga grekun mbroje me Liken i dashur, kemi Liken gati, edhe Luli edhe Mona. Madje bjeri nga Vjosa se Likja po mbron edhe Vjosën tani.”

 

Mes dy liderëve, Edi Ramës dhe Ilir Metës nisi një përplasje në distancë disa ditë më parë për shkak të një deklarate të kryeministrit grek, Kyriakos Mistotakis për zgjerimin e ujërave grekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *