E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pakot bombë u nisën nga Greqia

French police officers take position after letter bomb exploded at the French office of the International Monetary Fund, lightly injuring one person, Thursday March 16, 2017. A police official said no other damage was been reported in the incident. (AP Photo/Thibault Camus)

Pakoja bombë që shpërtheu në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, ku mbeti e plagosur një grua, është dërguar nga Greqia dhe bëhet fjalë për të njëjtën organizatë terroriste, që i dërgoi pakon bombë ministrit gjerman të financave. Këtë e beri të ditur ministri grek i mbrojtjes së qytetarit Nikos Toskas për televizion “Star”.

 

Ai theksoi se organizata terroriste greke “Komploti i bërthamave të zjarrit”, synon të tregojë se ekziston ende. Pakoja ishte nisur nga Greqia, ndërsa emri i dërguesit ishte Vasilis Kikilias, zëdhënës i Partisë Demokracia e Re, por adresa nuk ekziston. Grupi kishte vendosur emrin e nënkryetarit të demokracisë së re në pakon bombë, që iu dërgua ministrit gjerman të financave. Në deklaratën e tyre në internet ata paralajmëruan se do të të ketë të tjera zhvillime dinamike.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh