Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado ka folur për mbështetjen që u është dhënë pensionistëve dhe shtresave në nevojë nga qeveria.

 

Që prej fillimit të janarit, ka nisur shpërndarja e “Pakos së Madhe” për të moshuarit, të cilët u janë drejtuar zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr 8 mijë lekëshin.

 

Në një lidhje live për Vizion Plus, Hado tha se 5.6 miliardë lekë të “Pakos së Madhe” janë vetëm për pensionistët. Ai theksoi se punonjësit e administratës do e marrin bonusin kur të tërheqin pagën mujore.

 

“Bëhet fjalë për 8 milionë lekë të reja që nga kjo paketë, 5.6 miliardë janë për pensionistët.

 

ISSH është përgjegjës për shpërndarjen e bonusit opër pensionistët dhe ne e kemi filluar që prej datës 3. Sa i përket bonusit për punonjësit e administratës do jepet kur të marrë pagën mujore.

 

Nuk e kam shifër të saktë sa përfitojnë, por di të them që gjatë vitit të kaluar u dha paketa e rezistencës sociale, për mbi 400 mijë veta u dha 3 muaj nga 30 mijë lekë të vjetra dhe bonusi për vitin e ri 50 mijë lekë të vjetra. Në tetor, përvecc indeksimit të radhës që bëmë pas atij të marsit në masën 6% dhe efekti financiar ishte 2.04 miliard lekë, 3.5 miliardë lekë ishte efekti i bonusit të vitit të ri dhe 5.6 miliardë është efekti i bonusit të ri.

 

Nëse i mbledhim të gjitha shifrat që janë paguar, shkon në shifrën e 16 miliard lekëve që është shpenzim ekstra, përvecc shpenzimit normal”, tha Hado.

 

I pyetur nga Aleksandër Furxhi se kur do të shpërndahet bonusi i pranverës dhe sa do jetë vlera, Hado tha se ajo do mbështetet nga buxheti i shtetit duke mos dhënë një shifër konkrete.

 

Janë paketa që financohen nga buxheti i shtetit. Janë mbështetje që janë në legjislacionin e qeverisë se kur do jepen dhe sa do jepen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *