Pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë do të kenë shumë shpejt ndihmat e para për të përballuar situatën e krijuar nga rreziku i virusit COVID-19.

 

Ky ishte premtimi nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ishte te Rezervat e Shtetit ku pa nga afër punën që po bëhet për përgatitjen e pakove që do t’u shpërndahen kësaj shtrese sociale.

 

E shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, ministrja Xhaçka u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim duke i siguruar ata se do kenë mbështetjen maksimale të struktutave shtetërore.

 

“Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithe bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjitheve te kene besim dhe te bejne durim! Qe ne momentin e pare te pershkallezimit te masave Jemi angazhuar bashke me rezervat e shtetit, emergjencat civile, bashkite dhe po pergatisim mbeshtetjen e atyre qe jane me ne nevoje.Fokusi yne jane pensionistet kryefamiljare dhe familjet me te varfera. Do t’u sherbejme me perkushtim maksimal dhe me gjithcka kemi mundesi. Ju lutem te gjitheve te na mirekuptojne sepse na duhet pak kohe. Edhe vende me te zhvilluara po perballen me veshtiresi te paimagjinueshme!Ju lutem durim dhe vetem durim, kjo eshte lufte ne kuptimin me te vertete te fjales dhe prandaj te gjithe duhet te kufizojme cdo gje qe mundemi. Mirenjohje per mirekuptimin mbare popullor dhe kontributin fantastik te secilit! Sa me shume te vetekufizohemi sot aq me pak plage e humbje jete do kemi ne kete lufte.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

 

Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t’u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë.

 

Shpërndarja e këtyre pakove do bëhet nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *