E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pako e dyshimtë në “Stade de France”

Një pako e dyshimtë në “Stade de France” ka vënë nën alarm forcat e sigurisë në Paris, pak përpara takimit Irlande – Suedi, të vlefshme për evropianin “France 2016”. Policia evakuoi me shpejtësi tifozët në portën “H” të stadiumit, nxori jashtë pakon dhe kreu shpërthim të kontrolluar. Nuk ka patur raportime për lëndë shpërthyese. Nga ky incident, nuk ka patur të lënduar dhe takimi ka nisur në orar sipas parashikimeve. Që prej nisjes së kampionatit evropian, angazhimi dhe mbikëqyrja e forcave të sigurisë është shumëfishuar nga frika e sulmeve terroristë në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë