Pakistani ka nisur një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e të premtes.
Zyrtarët indianë konfirmuan vdekjen e të paktën një personi.
Kjo lëvizje shënon nje përshkallëzim tjetër të madh të tensioneve mes dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.
Burime të sigurisë pakistaneze thane se operacioni mban emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.
Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, thirri një mbledhje urgjente të Autoritetit të Komandës Kombëtare .
Nga ana tjetër, ushtria indiane e quajti të papranueshëm operacionin e Pakistanit.
“Përshkallëzimi i hapur nga Pakistani me sulme me dronë dhe municione të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor. Në një nga këto incidente, sot rreth orës 5 të mëngjesit, u panë disa dronë të armatosur mbi Khasa Cantt, Amritsar”, tha ushtria indiane në një deklaratë.
Sakaq Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të gjejnë mënyra për ta shtensionuar situatën./vizionplus.tv