Subscribe

Në prezantimin e paketës Speciale AntiKÇK, kryeministri Rama u ka dhënë përgjigje edhe kritikave në lidhje me me çështjen e koncesioneve.

 

Ai tha se kompanitë koncesionare janë ato që kanë paguar më shumë taksa gjatë këtyre viteve dhe se asnjëra prej tyre nuk ka përfituar favore nga shtetit.

 

“Shihni sa kanë paguar në 8 vite. Këto para kanë shkuar në arkën e shtetit. Të na thonë një emër nga këta, që nuk ka qenë 4 vite më parë. Meqë këtu të gjithë merren me emra, të na thonë një emër nga këta top 10, apo top 100 që nuk kanë qenë pjesë e taksimit.” T

 

Rama tha se PPP-të janë skema për të mbështetur qytetarin ndërsa nuk I kurseu as sulmet në drejtim të opozitës.

 

“Flitet për PPP, aq shumë sa janë infektuar edhe disa nga ne, sepse përsëritja e gënjeshtërt ka gjithmonë gjasë të infektojë edhe subjektin. PPP janë skema për të ndihmuar mbështetur e lehtësuar qytetarin kush përfiton nga PPP për check up, afro gjysmë milioni njerëz e bëjnë falas.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *