Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë...

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të shihni se...

Paketa për Universitetin, qeveria “ngroh” studentët/drafti i plotë

26 Dhjetor 14:46

Këshilli I Ministrave ka plotësuar katër kërkesat e para të bëra nga studentët për Arsimin e Lartë ndërkohë që i ka dhënë zgjidhje edhe kërkesave të tjera. Sa I takon kërkesës së rritjes së buxhetit të arsimit me 5% të GDP, qeveria ka vendosur  të paguajë tarifat në Nivelin e Parë të Studimeve (Bachelor) për këto kategori:

 

Përkrahja:

Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj.

 

Ekselenca:

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.

 

Një mundësi e ndershme për çdo student:

Të gjithë studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit.

Studentët e humbasin këtë mundësi nëse nuk mbajnë gjatë studimit një mesatare mbi 6 në vitet pasardhëse.

Ndërsa sa I takon Nivelit të Dytë të Studimeve (Master), qeveria do të paguajë tarifat për këto kategotri:

Studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera të përcaktuara në këtë vendim, përfitojnë financimin deri në 50% të tarifës së regjistrimit, kategori të cilat deri përpara këtij vendimi paguanin tarifë të plotë.

 

Krahas kësaj kërese, Këshilli I Ministrave ka vendosur që t’I jap zgjidhje edhe situatës në konvikte. Kjo për faktin se në Aktin Normativ të buxhetit 2018 që pritet të miratohet së shpejti, janë parashikuar rreth 300 milionë lekë shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019.

 

Qeveria synon që t’I jap zgjidhje situatës së kushteve në konvikte brenda një periudhe 3-vjecare.

 

Por krahas kësaj kërkese qeveria ka marrë vednim edhe në lidhje me kërkesat e tjera. Duke u ndalur tek kërkesa e dytë qeveria vendosi që të krijohet portali i transparencës dhe të trajtimit të ankesave me qëllim garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë.

 

Portali do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line:

 

Të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë; Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas përcaktimit të kësaj shkronje.

 

Të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA), buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;

 

Informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;

 

Vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/ vendimmarrëse;

 

Kuotat e parashikuara për çdo vit akademik;

 

Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse;

 

Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo universitet);

 

Marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel universitetesh;

 

Të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruara nga shteti për studentët;

 

CV-të e pedagogëve;

 

Rezultatet e kontrollit dhe të verifikimit të titujve shkencorë;

 

Portali parashikohet që të realizohet brenda muajit prill 2019.

 

 

Këkresa tjetër që Këshilli I Ministrave ka marrë vendim është dhe sa I takon rritjes së peshës së votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe për të pasur përfaqësues në senatin akademik.

 

Për këtë pike, kryeministri ka vendosur përmes një urdhëri që të ngrihet një grup ndërinstitucional për hartimin e modelit të statutit për institucionet publike të arsimit të lartë.

 

Statuti Tip do të lehtësojë punën e IAL-ve për miratimin e statuteve të tyre, nga ku do të nisi procesi i zgjedhjeve te Këshillave Studentorë dhe Komisioneve të Përhershme.

 

Ndërkohë që do të bëhet brenda qershorit 2019: Mbyllja e procesit të statuteve te IAL-ve Publike; Asistence Ligjore për ta nëse paraqitet e nevojshme; Hapja e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë; Monitorimi i Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i Studentëve në përputhje me Statutin.

 

Kurese sa I takon kërkesës për rishikimin e titujve akademikë dhe plagjiaturave, qeveria vendosi: Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në Republikën e Shqipërisë, pranë Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin;

 

Po ashtu qeveria ka marrë një vendim edhe për bordet administrative të IAL-ve.

 

Shkarkimi i të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga Ministria e Arsimit.

 

Emërimet e reja të bëhen më një proces të hapur dhe me vëmendje publike.

 

Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR, të vijë propozim nga studentët, por të jetë figurë publike në përputhje me ligjin.

 

Senatet janë të lira ligjërisht që ndër vendet që ata kanë në borde të propozojnë një prej studentëve anëtarë senati, apo drejtues të Këshillit Studentor.

 

Nëse kjo vendoset në Statutin e Universitetit, prezenca normohet definitivisht.

 

Afati i realizimit: Prill – Maj 2019.

 

 

Ndërsa sa I takon kartës së studentit ajo do të jetë gati brenda viti akademik 2018-2019 dhe vetë MASR do të bëjë publike marrëveshjet e lidhura dhe listën e shërbimeve që përfitohen nga studentët me entet shtetërore, Bashkitë dhe subjektet private.

 

Lëshimi i kartës për çdo student do të bëhet përgjatë periudhës Shtator – Dhjetor 2019.

 

Duke u ndalur tek këresa e shtatë e studentëve për ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe, qeveria ka vendosur që:

 

Brenda muajit Mars fillon funksionimi i bibliotekës dixhitale, që do të jetë e aksesueshme nga çdo student e staf akademik në të gjithë vendin.

 

Por krahas këtyre kerkesave qeveria ka marrë vendim edhe sa I takon këresës së tetë për vlerësimin e performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor të pedagogut.

 

Ajo ka vendosur që të ngrihet një grup pune me qëellim për të ndryshuar VKM-në e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
kerkesat mbledhje pikat qeveria Studentet

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak një shkendije elektrike

më shumë...

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

më shumë...

Aksident në Korçë, plagoset i mituri, në gjendje të rëndë shëndetësore

më shumë...

Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dyshohet si bashkëpunëtor në krim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

5:14

SHBA/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 11...

5:13

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.