Subscribe

Paketa e ndihmave që firmosi një javë më parë Ministria e Financave kundërshtohet nga shoqatat e fermerëve dhe eksportuesve. Alban Zusi, i cili ka qënë më parë edhe zv/ministër i bujqësisë, thotë se qeveria duhet të heqë dorë nga rimbursimi i TVSH-së për produktet që shiten brenda Shqipërisë, pasi kështu përfiton vetëm grumbulluesi. Kreu i Unionit të Agrobiznesit Shqiptar thotë se është absurde që skema e cila u bë për të ndihmuar fermerin dhe për ta nxitur atë që të formalizohet, të thellojë më shumë informalitetin. Ai thotë se grumbulluesit marrin TVSH-në që u takon fshatarëve që punojnë tokën në bashkëpunim me bizneset e mëdha. Fermerët nuk janë dakord as me nivelin 30 mijë lek në ditë që është lejuar të pagesa në “CASH”, shumë sektorë të bujqësisë dorëzojnë mall që ka vlerë më të lartë, në një kohë që në shumë raste ekziston rreziku që bujqit të mashtrohen dhe të mos paguhen nga grumbulluesit. Kur nisi aksioni kundër informalitetit qeveria nuk lejoi që për sektorin e bujqësisë të bëhej asnjë pagesë në “CASH”, gjë e cila solli një ngërç të madh pasi fermerët duhet të shkonin në bankë edhe në momentin që shisnin produkte me vlera 100-200 lekë të rinj. Tashmë me paketën e re financat lejojnë këtë pagesë deri në kufirin 30 mijë lek, dhe po ashtu kanë mundësuar që fermeri të marrë rimbushim automatik të TVSH-së brenda 30 ditëve, pavarësisht përfundimit apo jo të kontrollit nga tatimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *