Subscribe

 

Gjykata Kushtetuese mori ne shqyrtim ankimin e trete per paketën e reformës ne drejtësi. Partia Demokratike kërkoi nga 8 gjyqtaret shpalljen antikushtetuese te disa neneve te ligjit per organizimin e sistemit te drejtësisë.

 

Këto nene kane te bëjnë me filtrat paraprake te vendosur nga parlamenti mbi përzgjedhjen e anëtareve jo gjyqtare e jo prokurore ne Këshillin e Larte Gjyqësor e atë te Prokurorisë.

 

Aktualisht komisionet e posaçme qe PD kërkon te shpallen antikushtetuese janë duke punuar per seleksionimin e kandidaturave.

 

Ne rast se gjykata i jep te drejte PD, ngritja e Këshillit te Larte Gjyqësor e te Prokurorisë, shtyhet per legjislaturën e ardhshme.

 

Por me e rëndësishmja, shtyhet pa afat ngritja e strukturës se posaçme antikorrupsion, e cila është nje prej shtyllave me te rëndësishme te reformës ne drejtësi.

 

Nga Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë dalin Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, te cilat janë mbështetur nga SHBA e do luftojnë korrupsionin tek zyrtaret e larte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *