Pak orë para se të votohej si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka drejtuar për herë të fundit Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku është miratuar projektligji i fundit i paketës, të cilat kërkojnë votim të cilësuar në Kuvend. Para ligjit për Gjykatën e Lartë, janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, ligji për Ministrinë e Drejtësisë, dhe për Gjykatën Administrative. Fatmir Xhafaj, tha se të enjten e ardhshme paketa do t’i kalojë për diskutim dhe votim Parlamentit.

 

Deputetja socialiste Vasilika Hysi, shpjegoi ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë, që sipas saj, nuk do t’i kthejë me çështjet në Shkallën e Parë.

 

Komisioni i Ligjeve mbylli këtë të enjte paketën ligjore, të cilat do të mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi, ndërkohë që opozita vijon prej më shumë se një muaji bojkotin ne parlament.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *