E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paketa e maleve, Rama: Kemi pasur shumë aplikime!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takimi me qytetarët në njësinë administrative nr.7 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama tha se sa i përket paketës së maleve ka pasur shumë aplikime.

Ai nënvizoi se Berati është qyteti që ka më shumë kthime sesa ikje, duke nënvizuar se kjo është rezultat i ekonomisë.

Rama: Do dalim me programin dyfisho ndërmarrjen. Me paketën e maleve, shtëpitë në fshat t’i kthejnë në agroturizëm. Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Shikoni fytyrën e atij që e përdor, kushdo qoftë. Paketa e maleve nuk ka lidhje me ta, është për ata që kanë realisht një tokë të trashëguar dhe në shumë raste, si në veri, nuk kanë titujt e pronësisë dhe u jep mundësi të investojnë. Me paketën e maleve, njeriu shkon në Këshill Bashkiak dhe thotë, kjo është toka. Nëse nuk ka ankesa nga fqinjët, i jep të drejtë ta zhvillojë. Kaq e thjeshtë është paketa e maleve. Kemi pasur shumë aplikime. Në çdo cep të Shqipërisë ka mundësi për të bërë agroturizëm. Berati ka më shumë kthime sesa ikje, është rezultat i ekonomisë atje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë