Subscribe

Nga viti i ardhshëm edhe cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë. Sipas një plani të qeverisë akciza e cigareve do të rritet në vitin 2022, nga 6500 lekë për 1000 fije që është aktualisht në 6750 lekë.

 

Kjo rritje pritet të reflektohet në shitjet me pakicë me 10 deri në 20 lekë për paketë. Sipas kalendarit të parashikuar akciza do të rritet në mënyrë graduale deri në vitin 2026.

 

Me këtë masë qeveria parashikon jo vetëm të mbledhë më shumë para në buxhet, por ajo shihet edhe si një masë për të dekurajuar pirjen e duhanit. Njëkohësisht publikimi I këtij kalendari deri në vitin 2026 është një masë që i jep mundësi bizneseve të jenë në dijeni të kostove që do të duhet të paguajnë e për rrjedhojë të bëjnë planifikimet vjetore

 

Rritje e akcizës parashikohet edhe për kategori të tjera të duhanit si shisha, nargjile etj. Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që aplikojnë këtë tatim mbi sasinë e cigareve dhe jo mbi vlerën e saj.

 

Në relacionin e ministrisë së Financave thuhet se rritja graduale e këtij tatimi vjen edhe si një masë për ta përafruar atë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian. Aktualisht direktiva e unionit parashikon që akciza të jetë 90 euro për 1000 fije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *