E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paketa Antishpifje, Rama: Vitin tjetër kalon në Kuvend  

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Paketa Antishpifje do të kalojë në Kuvend pas Vitit të Ri.

 

Reklamë

Teksa po merr pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën” në Vjenë, kryeministri ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Lirisë së Medias në Selinë e OSBE, Harlem Desire ku ka folur në lidhje me kuadrin e ri ligjor të Paketës Antishpifje.

 

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se së shpejti qeveria do të çelë konsultimin publik dhe më pas do e kalojë në Kuvend.

 

“Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë