Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e mazhorancës për t’u tërhequr përkohësisht nga votimi në Parlament i paketës “Antishpifje”

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se kjo gjë i shërben objektivit të përbashkët, që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese.

 

Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane”, shkruan Meta.

 

Kujtojmë se Meta e ktheu në Kuvend ligjin për mediat audiovizive, me argumentin se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative.

Shtyrja e votimit të projektligjit për mediat audiovizive do të bëhet deri në momentin kur Komisioni i Venecias të sjellë raportin në muajin mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *