Zv.ministrja e Financave Vasilika Vjero ka dhënë detaje për paketën anti krizë, që u prezantua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

 

E ftuar në studion e lajmeve të Vizion Plus përball gazetarit Roland Zili, Vjero tha se drafti i kësaj pakete është mbështetur në shportën që i duhet një familjeje normale me katër persona dhe pesionistëve për të jetuar.

 

Ajo theksoi se të moshuarit do të përfitojnë një pension shtesë, i cili do të jetë i ndarë në 12 muaj.

 

Nga indeksimi do të përfitojnë edhe punonjësit e administratës, ata që marrin ndihmë ekonomike, gratë që janë kryefamiljare me fëmijë, si dhe personat që janë mbi 65 vjeç, por nuk kanë plotësuar vjetërsinë për pension.

 

Ne të gjithë e shikojmë dhe jetojmë përditshmërinë tonë dhe se si janë duke u ndryshuar përditë çmimet e produkteve ushqimore.

 

Për të githë draftimin ekësaj pakete ne jemi mbështetur në shportën që i duhet një familje normale apo pensionisti për të jetuar. Dhe rezultati është që inflancioni arrinte deri në 9%.

 

Ajo e vendeve të BE ishte në 7%. Ky inflancion do ishte më i lartë nëse do ishte prekur energjia elektrike.

 

Për një pesionist do të thotë që do marr një pension shtesë në vit, por të ndarë në 12 muaj.

 

Kjo është një paketë që ka një shtrirje më afatmesme.

 

Për administratën ka fasha të ndryshme. Rritja është në fazën 7% dhe janë mbi 40 mijë persona që përfitojnë.

 

Ndihma ekonomike është përmirësuar. Tani do kemi një rritje me 10%. Do ketë një rritje për gratë që janë kryefamiljare me dy fëmijë. Do ketë ndihmë edhe për personat mbi 65 vjeç por që nuk kanë një pension”, tha Vjero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *