E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 12 minuta më parë
Politikë

Paketa “Anti-KÇK”/ Bardhi: Rama bashkëqeveris me krimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nuk beson se kryeministri Edi Rama mund të luftojë kriminelët përmes paketës “Anti-KÇK”. Sipas tij, diçka e tillë nuk ndodh dot sepse Rama është vetë i lidhur me krimin e korrupsionin.

 

“Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar! Ai dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata jane vetë krimi dhe korrupsioni.”

 

Reagimi i Bardhit ishte në të njëjtën linjë me atë të kreut të PD, Lulzim Basha dhe të LSI, të cilët po ashtu nuk kanë shpresa se me paketën “Anti-KÇK” goditen kriminelët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë