E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pakësohen vatrat e zjarrit

Duket se situata e krijuar nga zjarret po shkon drejt përmirësimit. Këtë të martë, sipas emergjencave civile, nuk ka pasur riaktivizim të vatrave. Por flakët vijojnë të janë prezente në Alpe në një zonë shumë të thellë që ndodhet midis fshatrave Boge dhe Theth.

 

Pamjet tregojnë punonjësit që ruajnë zonat e mbrojtura si dhe banorët, që përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, pasi makina zjarrfikëse nuk ka mundur të shkojë nga mungesa e rrugës. Por zjarrfikësit si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, po përpiqen të shuajnë çdo flakë të mbetur edhe ne rezervarin pyjor Velipojë. Probleme ndërkohë ka në fshatin Rreth i Epërm të Rubikut.

 

Reklamë

Zjarri ka rrezikuar disa banesa por fatmirësisht punonjësit kanë arritur ta mbajnë nën kontroll duke mos lejuar afrimin drejt shtëpive. Autoritetet kërkuan edhe ndërhyrjen e helikopterit, por nuk ishte e mundur, pasi ai ishte angazhuar në zona të tjera më problematike.

 

Flakët të cilat janë përhapur me shpejtësi kanë dëmtuar mbi 5 hektarë pisha. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, megjithatë nuk ka asnjë të shoqëruar nga policia. Ndërkohë zjarri që përfshiu Voskopojë dy ditë më parë është arritur të lokalizohet plotësisht dhe nuk përbën më rrezik.

 

Më shumë video

Reklamë