Reforma e qeverisë për aftësinë e kufizuar kundërshtohet nga shoqata e të verbërve.

 

Në tryezën e fundit të organizuar këtë të enjte ata thanë se drafti në fjalë bën të mundur uljen e pagesave për personat me aftësi të kufizuar por rrezikon të heqë edhe pagesën e kujdestarit për këta persona.

 

Kreu i shoqatës së të verbërve Ardian Hysa kërkoi korrigjimin e draftit ndonëse pranoi se diskutimet mes palëve deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

 

“Ka dhe një cënim sa i përket ofrimit të shërbimeve, sepse këta thonë nëse do të kemi ofrim të shërbimeve pagesat do të eliminohen fare, gjë që nuk ekziston. Drafti parashikon diferencime edhe për fëmijët duke ulur masën e përfitimit nga kjo kategori.”

 

Megjithatë nga ana tjetër zv. Ministrja Bardhylka Kospiri, u shpreh se reforma e re nuk prek asnjë të drejtë të fituar deri më tani dhe e gjitha është për të zbuluar rastet e abuzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *