Subscribe

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Universiteti i Korçës nuk ka ende një shifër të saktë të studentëve të vaksinuar, që është edhe një nga kushtet për të frekuentuar mësimin në auditorë.

 

Universiteti i Korçës sipas rektorit Dhimitri Bello, është përgatitur për të dhënë mësim në auditor, por edhe online.

 

Universiteti i Korçës ka gati edhe qendrën e vaksinimit tek fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane. Sipas të dhënave në këtë universitetet studiojnë rreth 3500 studentë.

 

Ministria e Arsimit shtyu me një javë nisjen e vitit shkollor për shkak se numri i të rinjve që kishin bërë dozën e vaksinës ishte u ulët. Për pasojë, nga e hëna grupe të posaçme me mjekë do të shkojnë në universitete për të bindur studentët, që të bëjnë injeksionin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *