Subscribe

Situata e shkaktuar nga pandemia ka bërë që në portin e Vlorës, fluksi i hyrje-daljeve të bjerë ndjeshëm përgjatë këtij sezoni turistik.

Sipas autoriteteve portuale, muaji gusht ka shënuar shifrat më të ulëta të ardhjes së pasagjerëve gjatë viteve të fundit dhe pse pritshmëritë kanë qenë të larta. 

Ndonëse dy tragetet e linjës me Brindisin kanë funksionuar rregullisht, numri më i lartë i udhëtarëve, krahasuar me muajin korrik, është shënuar fundjavën që lamë pas.

Fundjava ka shënuar shifrat më të larta të këtij muaji në dalje. 889 pasagjerë kanë udhëtuar drejt Italisë dhe janë imbarkuar 195 mjete…

Autoritetet thonë se e gjithë kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e rregullave të forta të vendosura nga ana e shteteve fqinje, ku të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt shqipërisë, janë të detyruar që të qëndrojnë në karantinë, në momentin që do të rikthehen në vendin e tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *