Meriton Mjekiqi është një nga figurat më të njohura të ekranit kosovar, por edhe në Shqipëri është bërë mjaft i njohur nëpërmjet formatit të kërcimit ‘Dance With Me’. Përpara pak muajsh moderatori nëpërmjet një fotografie të të dashurës së tij njoftoi se shumë shpejt do të bëhej baba.

 

 

Por pavarësisht se partnerja e tij është në muajt e fundit të shtatzënisë, marrëdhënia mes tyre nuk po shkon mirë. Disa burime pranë çiftit kanë treguar se Meritoni është ndarë nga e dashura e tij. Nuk dihen ende shkaqet e ndarjes mes tyre dhe madje as moderatori nuk ka reaguar për këtë gjë. Për më tepër në ‘Instagram’-in e tij vihet re se ai e ka fshirë fotografinë e të dashurës së tij me barkun e rrumbullakosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *