E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pak orë para sfidës me Tiranën, dalin analizat e COVID-19 për ekipin e Bylisit

Klubi i Bylisit dhe jo vetëm ka qenë në ankth për përgjigjet e analizave nëse ishin apo jo të infektuar me COVID-19.

Testet iu bënë ditën e martë pasi talenti shkodran i Bylisit, Qardaku kishte rezultuar i infektuar me koronavirus.

Reklamë

Mirëpo analizat këtë të mërkurë për 25 lojtarë dhe anëtarë të stafit ballshiot dolen negative duke kthyer qetësinë tek drejtuesit e skuadrës.

Ky është nje lajm i mirë edhe për kategorine superiore pasi sot luhet ne Ballsh ndeshja kundër Tiranës.

Me gjasë pas daljes së këtyre analizave, dueli do të luhet normalisht ndersa Qardaku ëshyë vetëizoluar në shtëpinë e tij në Shkodër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë