Subscribe

Policia ka “blinduar” Kryesinë e Kuvendit, pak minuta para mbajtjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit dhe mbështetësit e tij do të grumbullohen para Kryesisë në monetin kur në ato ambiente do të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të vendosur për kërkesën e SPAK që kërkoh heqjen e imunitetit të Berishës, me qëllim ashpërsimin e masës së tij nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Lexo edhe :

Related Posts

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe ndaj tij u vendos fillimisht masa e detyrimit të paraqitjen, dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji.

Por ish-kryeministri e ka kundërshtuar këtë masë, duke akuzuar SPAK dhe gjyqtaren Irena Gjoka se kanë marrë vendim politik dhe urdhërohen nga Rama, duke mos u paraqitur asnjë herë.

Në këto kushte, SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë, vendim që pritet të zbatohet në rast se Berishës i hiqet imuniteti.

Në pikëpyetje është edhe prania e 4 deputetëve të opozitës, për shkak se ata janë të përjashtuar pas trazirave që u shkaktuan në Kuvend. Bëhet fjalë për Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *