Subscribe

Auditorët në Universitetin Bujqësor të Tiranës po boshatisen gjithmonë e më shumë.

Megjithatë, ka nga ata studentë si Rinel Myzeqari që kane ende shprese. 24-vjeçari nga Lushnja është rikthyer në fakultet pas dy vitesh pauzë për të mbyllur studimet, pasi sipas tij UBT ofron pafund mundësi punësimi.

RINEL MYZEQARI

STUDENT NË UBT

Vendi ku ne jemi, blegtoria është baza dmth pa produktet blegtorale nuk ka jetë. Është një punë e zgjeruar dhe që zgjat pafundësisht. Kur jam regjistruar interesi ka qenë i lartë, por tani shoh që është në rënie, interesi nuk është siç ka qenë.

Përgjegjësja e departamentit në Shkencat Zooteknike shprehet e shqetësuar për rënien e interesit të studentëve për këtë universitet. Ndryshe nga më parë kur në një kurs ishin 60 persona, sot ka maksimumi 10.

LUMTURI PAPA

PËRGJEGJËSE DEPARTAMENTI NË SHKENCAT ZOOTEKNIKE, UBT

Ne kemi pasur diku te 50, 60 studentë për kurs, aktualisht kemi jo më shumë se 10 studentë për kurs. Në total për të tre kurset e nivelit bachelor kemi jo më shumë se 50 studentë. Tregu është bosh, pra tregu kërkon specialistë të blegtorisë dhe për shkak të faktorrëve si emigrimi nuk gjejmë më specialist zooteknikë që mund të punësohen në një nga strukturat shtetërore.

Studentët e zgjedhin universitetin bujqësor kur nuk kanë alternativë tjetër. Rigers Bakiu, profesor i asociuar kërkon ndërhyrjen e qeverisë përmes politikave të ndryshme në mënyrë që arsimi të mos shkojë akoma dhe më shumë në pikiatë.

RIGERS BAKIU

PROFESOR I ASOCIUAR

Nuk është përgjegjësia vetëm e këtyre universiteteve autonomeve, por duhet të ngelet përgjegjësi edhe tek ata që duhet ta orientojnë politikat e tyre. i ngelet qeverisë të vendosë pikat mbi ‘i’. Shohim që motivimi ka një dallim rrënjësor nga një program studimi në tjetrin, dallimi mund të jenë praktikat mësimore, ne kemi qendra didaktike, profesionale, kemi laboratorë ekselence për nga pajisjet.

“Të kthehen sytë nga UBT” është thirrja e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai shprehet për Vizion Plus se do të  jepen bursa për çdo student që e zgjedh këtë fakultet, pavarësisht mesatares që ka.

FATBARDH SALLAKU

REKTOR I UBT

Brezi i ri ka akoma disa paragjykime për zanatin e agronomit, zooteknikut, peshkimit kur në fakt duhet të ishte e kundërta. Ne jemi të gatshëm që një numri të caktuar studentësh  që do regjistrohen këtë vit akademik  në agronomi, zooteknikë, peshkim ti ofrojmë bursa të plota. Jo vetëm heqjen e pagesës së tarifës, por edhe bursa për qëndrimin e tyre në Tiranë.

Rreziku që degët e universitetit Bujqësor të mbyllen për shkak të numrit të reduktuar të studentëve shtohet. Mungesa e interesit beri qe te mbyllej dega e peshkimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *