Subscribe

Alternativat për të shijuar pak art ketë fundjave janë te pakta. Skenat teatrale po përgatiten për premierat e reja që do të ngjiten në skenë, atë të Sam Shepard dhe një prodhim tërësisht shqiptar, shfaqjen “Made in Albania”. E ndërsa, trupa e baletit shqiptar duartrokitet në Serbi me artin e Angjelin Preljocajt, në Teatrin e Operas dhe Baletit rikthehen kompozitorët shqiptarë në një koncert simfonik. Muzika e alternuar shqiptare, me valle norvegjeze dhe melodi si ajo e Hirushes, do të vijnë mbrëmjen e së shtunës në TKOB nga solistet Ardita Bufaj në piano dhe  Gëzim Bulçarit në violinë. E ndërsa koncerti simfonik “Paralele Muzikore”, do të jetë alternativa e vetme që ofron kryeqyteti për të rriturit, Tirana ofron më shumë për fëmijët. Cirku që ka mbërritur fundjavën e shkuar me numrat më të mirë të “Mjeshtrit të talenteve” ofron në çadrën e tij, surpriza. Kjo shfaqje e pranverës rikthen profesorin e shumë talenteve Pavli Sallatën në skenën ku ka jetuar e punuar për më shumë se gjysmë shekulli. Ëndërrimtari Piter Pan i pret të vegjlit në Teatrin Eksperimental, ndërsa përralla e bukur e princeshës mbi bizele ringjitet në skenë kukullat e teatrit për publikun e vogël. Edhe teatri i Metropolit ofron një alternativë interesante, ku ndërthuret mësimi me argëtimin. Përrallat e kontinenteve është shfaqja që vjen këtë fundjavë si alternativë për të kuptuar edhe pak më shumë mbi gjeografinë e kulturën e vendeve të ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *