Subscribe

Brenda vitit 2020 çdo spital rajonal do të ketë pajisjen për të kryer mamografinë. Këtë premtim e bëri  ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në ditën ndërkombëtare të luftës ndaj kancerit të gjirit.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim”

 

Në tetorin rozë, muaji i sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit,apeli i Manastirliut shkon për çdo grua që ta kryejë mamografinë, për të parandaluar në kohë këtë sëmundje.

 

Në muajin Tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë”

 

Gjatë muajit tetor mamografia kryhet falas, ndërsa dy pajisje lëvizëse aktualisht janë në Lushnjë dhe Bulqizë, ndërsa do të zhvendosen në Kuçovë dhe Milot.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *