Subscribe

Per demokratet  skandali i përgjimeve është thelluar pavarësisht sqarimeve qe erdhën nga pala italiane per kete çështje. Numri 2 i PD Arben Ristani ka theksuar se letra e ish-drejtuesit të policisë italiane konfirmon se pajisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.

“Sepse një pajisje e tillë, gjurmimi e përgjimi, është ilegale kur futet pa u regjistruar në doganë dhe është ilegale kur përdoret pa u vënë në dijeni dhe pa dhënë miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm”.

Duke u nisur nga fakti se pajisja është futur ne mënyre te paligjshme, sipas PD tregon se ajo do të përdorej nga Saimir Tahiri në mënyrë të paligjshme. Ristani thekson se kjo provohet edhe nga deklaratat e ministrit Tahiri dhe drejtorit te përgjithshëm te policisë Cako, te cilët fillimisht deklaruan se pajisja nuk ekziston.

“Prokuroria duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, me interesin më të lartë publik. Por ky hetim që e pret mbarë vendi, pengohet çdo ditë nga qenia në detyrë e Tahirit dhe e Cakos dhe e rrjetit të tyre drejtues. Ata duhet të largohen menjëherë nga detyra, që të kemi shpejt një drejtësi të plotë e objektive”.

Qe prej ditës se pare te publikimit te lajmit per pajisjen e përgjimit, opozita kërkoi largimin e ministrit te Brendshëm per te garantuar kushtet per nje hetim te drejte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *